Kandidati i LDK’së për kryetar të komunës së Ferizajt, Visar Azemi, ka matur temperaturën në një pjesë të betonuar dhe në një pjesë ku ka hije të pemëve. Diferenca del të jetë rreth 20 gradë.
“Në ditët e nxehta të verës sikur kjo e kuptojmë më së miri rëndësinë pse në qytet duhet të ketë më shumë drunj, më shumë gjelbërim e më shumë parqe. Që po ju tregoj pse. Ky termometër mat deri në 55 gradë dhe kjo po na tregon që e ka kalu 55 gradë në një hapësirë ku është e betonuar në mes të qytetit. Tani po shkojmë ta masim temperaturën në një pjesë tjetër ku ka drunj në qytet. Tash po e masim temperaturën nën hijën e këtij druri në qytet. Temperatura nën hije është 35.6 gradë. Pra diku rreth 20 gradë më pak sesa në hapësirën me beton e pa drunj. Këtë shesh te betonizuar si plot pjesë tjera nëpër qytet, do t’i kthejmë në zona të gjelbra e parqe ku qytetarët tanë kanë mundësi të pushojnë dhe të marrin frymë shëndetshëm. Këto nuk janë zgjidhje të shtrenjta, mjafton vetëm vullneti për me dashtë me i bë.”, tha Azemi.