back to top
Thursday, August 21, 2025
BallinaLajmeQeverisë Kurti i propozohet themelimi i kompanisë publike ‘Gazi i Kosovës’

Qeverisë Kurti i propozohet themelimi i kompanisë publike ‘Gazi i Kosovës’

Të ngjajshme

Instituti për Politika Zhvillimore (INDEP) publikoi punimin e radhës në kuadër të programit për zhvillim të qëndrueshëm ‘Gazi natyror si opsion për tranzicionin e qëndrueshëm të energjisë në Kosovë’.

Punimi sheh mundësitë se si mund të përdoret gazi si kapacitet me lirim dukshëm më të vogël të dioksidit të karbonit për të lehtësuar tranzicionin në vend të rolit tradicional të ngarkesës bazë gjatë gjithë orarit mund të jetë kontributi i tij më domethënës në tranzicionin e energjisë, shkruan Syri.net Kosova.

Zhvillimi potencial i sektorit të gazit natyror në Kosovë në përputhje me zhvillimet e infrastrukturës rajonale të gazit, shihet si mundësi e madhe për të mbështetur këtë tranzicion.

Gazi natyror është gjithashtu një plotësues/zëvendësues i mundshëm për energjinë e ripërtëritshme sepse mund të kompensojë ndërprerjen e energjisë së prodhuar nga burimet e ripërtëritshme – kur mungojnë era ose rrezet e diellit.

Në fund, përkitazi me gjetjet, mes tjerash punimi rekomandon Qeverinë e Kosovës që të përfshijë gazin si objektiv të Strategjisë Kombëtare të Energjisë 2022-2031, të prioritizojë dhe vendosë investimet në gazin natyror në Kosovë, të implementojë interkoneksionet e planifikuara të gazit natyror me Maqedoninë Veriore dhe Shqipërinë, poashtu edhe planin e gazifikimit të Kosovës, të fokusohet në krijimin e infrastrukturës së gazit dhe të themelojë një kompani të re publike të quajtur potencialisht “Gazi i Kosovës”, si dhe të konsiderojë si opsion ndërtimin e një impianti të ri me gaz (250 MË) në një periudhë afatshkurte dhe afatmesme.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz