Qeveria zhvilloi mbledhje elektronike, miratohet 6 vendime
Qeveria e Kosovës ka zhvilluar mbrëmë mbledhje elektronike.
Në këtë mbledhje Qeveria ka miratuar disa vendime.
Në bazë të njoftimit për media bëhet e ditur se u morën këto vendime:
Miratuar vendimin për ndryshimin dhe plotësimin e Programit të Projektligjeve për vitet 2026-2028.
Miratuar vendimin për emërimin e Komisionit të Pranimit për kategorinë e lartë drejtuese, për pozitën, “Drejtor ekzekutiv” në Inspektoratin Qendror të Punës.
Miratuar vendimin për emërimin e Komisionit të Pranimit për kategorinë e lartë drejtuese, për pozitën, “Komisioner për Gjuhët” në Zyrën e Kryeministrit të Kosovës.
Lexo edheNesër përfundon afati për apelimin e dënimit ndaj drejtuesve të UÇK-së
Miratuar vendimin për emërimin e Komisionit të Pranimit për kategorinë e lartë drejtuese, për pozitën, “Sekretar i Përgjithshëm” në Ministrinë e Digjitalizimit dhe Administratës Publike.
Miratuar vendimin për korrigjimin e vendimit të Qeverisë Nr. 10/12, të datës 17 nëntor 2026.
Miratuar vendimin për ndarjen e mjeteve buxhetore me qëllim të mbulimit të mungesës së mjeteve financiare për muajin nëntor 2026, në kategorinë e shpenzimeve për paga dhe shtesa./Lajmi.net/








