BallinaLajmeQeveria s’ka hise në "Kosovën e Re"

Qeveria s’ka hise në “Kosovën e Re”

Të ngjajshme

Zyra për Mbrojtje dhe Ndihmë të Viktimave gjatë javës trajtoi 43 raste

Gjatë periudhës 8–15 Maj 2026, Zyra për Mbrojtje dhe...

Fillon takimi Kurti-Kos

Ka filluar takimi mes kryeministrit në detyrë, Albin Kurti...

Qeveria e Kosovës nuk do të ketë asnjë për qind të aksioneve në termocentralin e ri “Kosova e Re”, i cili pritet të ndërtohet në vitet në vijim.

Zyrtarë të Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik (MZHE) kanë bërë të ditur për gazetën “Zëri” se investitori “Contour Global” do ta financojë gjithë projektin TC “Kosova e Re”.

“Nga shuma totale 30% do të jenë mjete vetjake të investitorit, kurse pjesën tjetër ‘Contour Global’ do ta sigurojë me kredi nga institucionet financiare ndërkombëtare. Termocentrali ‘Kosova e Re’ është investim privat, pra nga investitori ‘Contour Global’ dhe pronësia do t’i takojë investitorit për 20 vjetët e para të jetëgjatësisë së termocentralit.

Pastaj pas 20 vjetësh operimi investitori do t’ia kalojë pronësinë Qeverisë së Kosovës pa asnjë kosto. Nuk është paraparë që Qeveria të bëhet aksionare në këtë projekt”, thuhet në përgjigjen e MZHE-së dërguar gazetës “Zëri”.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz