back to top
Wednesday, October 22, 2025
BallinaLajmeQeveria në prag të kompletimit të bordeve të ndërmarrjeve publike

Qeveria në prag të kompletimit të bordeve të ndërmarrjeve publike

Të ngjajshme

Asistimi i vitit bëhet në Champions League, nga një portier (Pamje)

Një gjë e pazakontë ka ndodhur sot në Champions. Jo...

Numërohen votat me kusht në Prishtinë, ky është rezultati

Ka përfunduar numërimi i votave me kusht në Prishtinë. Kandidati...

Rexhepi: Kurti nuk ishte kundër krijimit të një komune me shumicë boshnjake

Deputetja nga komuniteti boshnjak, Emilija Rexhepi, ka zbuluar detaje...

Luftanija më e madhe në botë arrin në detin kroat

Aeroplanmbajtësja amerikane USS Gerald R. Ford, e njohur si...

Pas më shumë se gjashtë muajve që nga kur Ramush Haradinaj mori qeverisjen e vendit, bordet e ndërmarrjeve publike janë gati që të kompletohen.

Prej tri bordeve të ndërmarrjeve publike që kërkonin funksionalizimin e tyre, momentalisht ka mbetur i pakompletuar vetëm ai i Trepçës.

Kështu tha në një prononcim për Indeksonline zëdhënësja e qeverisë, Donjeta Gashi.

Ajo ka treguar se për kompletimin e këtij bordi kanë aplikuar 118 persona, ndërsa për intervistë janë përzgjedhur 75 prej tyre.

“Trepça ka mbetur ndërmarrja e vetme që udhëhiqet nga qeveria, bordi i së cilës nuk është zgjedhur ende. Për kompletimin e këtij bordi kanë aplikuar gjithsej 118 persona, ndërsa 75 prej tyre janë përzgjedhur për intervistë. Pas intervistës ata propozohen në qeveri e pastaj bëhet përzgjedhja nga komisioni rekomandues”, tha Gashi.

Sipas saj, meqenëse procedurat më të mëdha janë kryer, shumë shpejt do të përfundojë edhe kompletimi i kësaj ndërmarrje, e cila do të jetë e fundit për t’u kompletuar.

Para disa ditëve, kryeministri Haradinaj në një konferencë për media tregoi se janë përzgjedhur gjashtë anëtarë të bordit të Postës dhe Telekomit të Kosovës.

“Besa Shatri, Skënder Hoti, Osman Ejupi, Sead Ujkani, Suzana Andjelkovic, Fidel Krasniqi janë emrat e bordit. Sa janë politik s’mund të them, por ju siguroj që procesi ka qenë i mirëfilltë. Në tavolinë të qeverisë kanë ardhur gjashtë emra”, ka treguar Haradinaj./Indeksonline/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz