Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Shpend Ahmeti, përmes një postimi në facebook ka thënë përkrah këshillimet e partive opozitare për rrëzimin e Qeverisë.
Ai ka thënë se partia e tij është e gatshme për rrëzimin e Qeverisë.
Ky është postimi i Ahmetit në Facebook:
Mirëpres paralajmërimet dhe iniciativat për konsultime opozitare për mocionin e mosbesimit ndaj qeverisë.
PSD ka qenë dhe është e gatshme të koordinojë veprimet në interes të shtetit të Kosovës.
Isa Mustafa, ndërkaq sot ka theksuar se janë duke punuar për rrëzimin e Qeverisë.
“Miq të nderuar, Gjatë kësaj jave do të takohemi me Kryetarin e Lëvisjes Vetëvendosje, z. Kurti për të bashkërenditur veprimet për mocionin e mosbesimit ndaj Qeverisë aktuale dhe përmbysjen e Koalicionit PAN. Po ashtu, gjatë javës, do të ftoj edhe Kryetarin e PSD-së, z. Ahmeti të diskutojmë dhe të merremi vesh për veprime të përbashkëta. IM”, ka shkruar Mustafa.