Pushuesit mbetën të mahnitur në Vlorë: Shfaqet foka në brigjet e detit
BILLI·

Pushuesit në bregdetin e Vlorës, sot kanë pasur fatin që ta shohin në ujërat e detit Jon, një gjallesë që nuk shfaqet shpesh, e që është foka.
Disa turistët kanë xhiruar momentin kur foka shfaqet rreth brigjeve të detit.
Në videon që ka siguruar Telegrafi, shihet foka e cila vjen deri afër një shkëmbi dhe kthehet përsëri në ujërat e thella të detit.

Lexo edheAktori i njohur i Hollywood kalon pushimet në Shqipëri, publikon video
Pushuesit të cilët kanë regjistruar pamjet, si dhe disa fëmijë dëgjohen duke brohoritur me gëzim që kanë parë një fokë.














