Aktori i njohur i Hollywood kalon pushimet në Shqipëri, publikon video
BILLI·

Pas aktores së njohur turke Farah Zeynep Abdullah, ose e njohur ndryshe nga publiku shqiptar me rolin e Surës në telenovelën turke ‘Kurti&Sura’, një tjetër emër i njohur ka kaluar pushimet në vendin tonë.

Lexo edheMbyllet fondi Gofundme. Arrihet shuma prej 450 mije eurosh per Emron
Bëhet fjalë për komedianin e njohur, Steve Harvey i cili ka vizituar vendin tonë. Ai publikoi një video ku shfaqet në një jaht duke treguar se ndodhet pranë bregdetit shqiptar dhe atij grek. Duke drejtuar kamerën e tij herë në njërën anë dhe herë në tjetrën, Harvey u ka treguar mijëra ndjekësve se dy vendet kanë me njëra-tjetrën një orë diferencë.














