Publikoi bilancin e vërtetë të koronavirusit, Irani mbyll gazetën
dp

Lexo edheIsmet Kryeziu: Vendimet e qeverisë Kurti, mundësi për kthimin e dinjitetit dhe integritetit

Autoritetet në Iran kanë vendosur të mbyllin një gazetë vendase, e cila sipas Daily Mail, ka publikuar një intervistë ku tregohet bilanci i vërtetë i personave të vdekur dhe të infektuarve me koronavirus.
Gazeta “Jahan-e Sanat”, e fokusuar te problemet ekonomike raportohet të ketë publikuar një intervistë një një ish anëtari të Task Forcës kombëtare kundër koronavirusit, i cili shprehet se bilanci i viktimave dhe të infektuarve është 20 herë më i lartë nga shifrat që publikojnë autoritetet.
Epidemiologu Mohammadreza Mahboubfar deklaron se shifrat zyrtare janë vetëm 5% e të dhënave të vërteta të cilat flasin për 37 mijë viktima dhe 6.5 milionë të infektuarve.

Lexo edheIsmet Kryeziu: Vendimet e qeverisë Kurti, mundësi për kthimin e dinjitetit dhe integritetit
Zëdhënësja e Ministrisë së Shëndetësisë reagoi menjëherë duke thënë se Mohammadreza Mahboubfar nuk ka qenë asnjëherë pjesë e Task Forces anti-Covid.
Mahboubfar tha mes të tjerash për gazetën se rasti i parë me koronavirus në Iran është regjistruar në Janar, ndërkohë që autoritetet e deklaruan zyrtarisht vetëm më 19 shkurt.