back to top
Tuesday, October 28, 2025
BallinaInstantIsmet Kryeziu: Vendimet e qeverisë Kurti, mundësi për kthimin e dinjitetit dhe...

Ismet Kryeziu: Vendimet e qeverisë Kurti, mundësi për kthimin e dinjitetit dhe integritetit

Të ngjajshme

Shoqërohet në polici një burrë në Prishtinë, kishte mbjellë marihuanë në dhomën e tij

Një burrë nga Prishtina është shoqëruar në stacionin policor,...

Kush do ta mbikqyrë qeverinë në detyrë?

Të dielën me 56 vota për, 52 kundër dhe...

Gjuatje me armë zjarri në Deçan, sekuestrohen disa gëzhoja

Me datën 25 tetor është raportuar për të shtëna...

Pas daljes nga burgu, Dani Alves shndërrohet në një pastor

Dani Alves është padyshim një nga mbrojtësit më të...

A ka vend për Lladrovcin në PDK, flet Krasniqi

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka folur edhe për...

Drejtori ekzekutiv i KDI, Ismet Kryeziu ka komentuar veprimet e fundit të Qeverisë Kurti.

Kryeziu thotë se zemerimi qytetar, qe u shpreh me vote kundër fenomeneve korruptive nga qeverisjet e kaluara sot po kthehet në shpresë.

“Vendimet e qeverise Kurti, duken mundesi per kthimin e dinjitetit dhe integritetit politik e qytetar, shprese per nje qeverisje te mire, politika reformatore qe garantojne sundim te ligjit, mundesi te barabarta e zhvillim ekonomik” shkruan Kryeziu në Facebook raporton Gazeta Blic.

Postimi i plotë:

Zemerimi qytetar, qe u shpreh me vote kunder fenomeneve korruptive nga qeverisjet ne te kaluaren, e pro premtimit Kurti, sot po perkthehet jo vetem ne shprese por dhe ne aplaudim per vendimet e tij.

Pervetesimi e abuzimi me parane publike ne interes te politikaneve vendimmarres ose grupeve te aferta me ta, nepotizmi, zgjedhja dhe emerimi i njerezve partiak e joprofesional, kane qene forma te veprimeve korruptive qe kane demtuar te miren e perbashket, kane minuar demokracine, kane privuar qytetaret nga te drejtat e tyre njerezore dhe kane thelluar pabarazine.

Vendimet e qeverise Kurti, duken mundesi per kthimin e dinjitetit dhe integritetit politik e qytetar, shprese per nje qeverisje te mire, politika reformatore qe garantojne sundim te ligjit, mundesi te barabarta e zhvillim ekonomik.

Betejat me te fuqishme kunder korrupsionit, jane ato kunder korrupsionit politik, sot e ne te ardhmen.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz