BallinaLajmePublikohet identiteti i 48-vjeçarit që humbi jetën pasi ra nga lartësia e...

Publikohet identiteti i 48-vjeçarit që humbi jetën pasi ra nga lartësia e një objekti në Mitrovicë

Të ngjajshme

Një ngjarje e rëndë është raportuar mëngjesin e sotëm në rrugën “Ali Zeneli” në Mitrovicë, ku një person është gjetur pa shenja jete.

Sipas raportimeve, viktima është Ilir Brahimi (48-vjeçar), i cili dyshohet se ka rënë nga kati i katërt i një banese.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 05:30 në afërsi të pjesës së pasme të marketit “Kiper”.

Policia e Kosovës ka pranuar informatën për rastin dhe menjëherë njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku kanë ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore.

Me urdhër të prokurorit kompetent, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Rasti është iniciuar si “Hetim mbi vdekjen”, ndërsa hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave po vazhdojnë.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz