Publikohen fotot e takimit të Emisarit të Trump me Kurtin, Osmanin, Veselin e Haradinajn

Ambasada Amerikane në Kosovë një ditë pas vizitës së të deleguarit special të SHBA-së për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell ka publikuar fotografi të takimeve që ky i fundit i pati me liderët e vendit, shkruan Gazeta Express.
Në faqen zyrtare të ambasadaës, përvec fotografite të publikuara nga takimi, thuhet se në vizitën zyrtare të Grenell në Kosovë i njejti u takua me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin si dhe drejtuesit e partive në vend, Albin Kurti, Isa Mustafa, Vjosa Osmani, Kadri Veseli, dhe Ramush Haradinaj, derisa i njejti në Beograd u takua me Presidentin serb Aleksandar Vuçiq dhe Kryeministrin Ana Brnabić.
Grenell tha se zhvillimi ekonomik, krijimi i vendeve të reja të punë e rritja e mundësive për tregëti janë pjesë kryesore për të siguruar një paqe të qëndrueshme.

Lexo edheKush i rivalizoi fort Kadri Veselit në Mitrovicë, ky është numri i votave që morrën kandidatët e PDK-së atje
“Qëllimi është që të bashkojmë partnerët tanë në Serbi dhe Kosovë për një zgjidhje gjithëpërfshirëse për të zgjidhur pikat e konfliktit në rajon. Të dy palët do të duhet të punojnë ngushtë dhe shpejt, me një sy drejt së ardhmes”, citohet të ketë thënë Grenell./GazetaExpress/














