Pasi dështoi në finalen e Kupës së Botës për Klube, PSG i është rikthyer fitimit të trofeve.
Skuadra franceze arriti të fitoj Superkupën e Evropës, pasi e mposhti fituesin e Europa League, Tottenhamin, shkruan IndeksOnline.
Koha e rregullt përfundoi me barazim 2-2, derisa PSG arriti të fitonte pas ekzekutimit të penalltive.
Tottenham shkoi në pushim në epërsi prej një goli, pasi Micky van de Ven shënoi në minutën e 39-të.
Tre minuta pasi nisi pjesa e dytë, skuadra angleze dyfishoi rezultatin, me golin e Cristian Romeros.
Pavarësisht disavantazhit prej dy golave, PSG nuk u dorëzuar dhe arriti ta barazonte rezultatin në 2-2.
Kang In Lee në minutën e 85-të dhe Goncalo Ramos në 90+3 shënuan për skuadrën parisiene.
Në ekzekutimin e penalltive, futbollistët e u treguan më të saktë, duke fituar me rezultat 4-3./IndeksOnline/