Shkruan Nasuf Aliu
Pse një investitor do të zgjedhte të bënte investime në Kosovë e jo në Maqedoni apo në ndonjë vend tjetër?!
Është një pyetje që shumë do të doja të kemi çka të prezentojmë si ofertë shtetrore, me theks për rritjen e investimeve të jashtme/minimalisht diasporës sonë.
Një përgjigje argumentuese, fuqishëm do të ndërtonte hapësirë për një zhvillim të qëndrueshëm të vendit.
Përveq Ligjit për Investime Strategjike, Qeveria e Republikës, me urgjencë do duhej trajtu agjendë më serioze ekonomike dhe zhvillimore, duke ndërtu më shumë planifikime direkte për funksionalizimin e Zonave Ekonomike, mbështetjen direkte për NMV-t (Ndërmarrjet e Vogla dhe Mesme), themelimin e fondit për subvencion të investimeve të caktuara dhe me prioritet për objekte dhe punësim, shkurtimin e afateve dhe procedurave për dhënjen në shfrytëzim të paluajtshmërisë komunale, zhvillimin e inovacionit, themelimin dhe mbështetjen e programeve për ndërmarrësi, të forcojë sistemin ligjorë me dhomë të veqant për trajtimin e lëndëve rreth kontesteve/barrierave nga investitorët, po ashtu resurset menaxheriale gjegjëse kanë rol tejet të rëndësishëm në paketimin e ofertës, procedurave dhe finalizimit të çdo iniciative ekonomike.
Kështu si jemi, mbetët shumë për tu dëshiruar.