BallinaUncategorizedPse i është gëzuar Serbia fitores së Trumpit

Pse i është gëzuar Serbia fitores së Trumpit

Të ngjajshme

Pesë italianë humbin jetën gjatë zhytjes në shpella nënujore në Maldives

Pesë shtetas italianë kanë humbur jetën në një aksident...

Aston Villa i jep leksion futbolli Liverpulit

Aston Villa i ka dhënë leksion futbolli skuadrës së...

Dështon procedura e KQZ-së për furnizim me kabina votimi

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka anuluar aktivitetin e prokurimit...

Pothuaj të gjithë politikanët serbë kanë shfaqur ndjenja gëzimi e simpatie pas fitores së Donald Trump në zgjedhjet e djeshme presidenciale.

Arsyet e gëzimit ata i gjejnë te deklaratat parazgjedhore të tij lidhur me marrëdhëniet me Rusinë nga të cilat shohin përfitime për Serbinë. “Kam vërejtur një kënaqësi të përgjithshme te populli serb për fitoren e Donald Tumpit, por edhe në partinë që e udhëheq”, ka thënë kryeministri serb Aleksandar Vuçiq.

Sipas mendimit të tij, ka shumë arsye për këtë qëndrim serb e ndër të parat është se “njerëzit ndjeheshin me decenie nën presione tash mendojnë se presion do të ketë më pak”.

Arsyeja e dytë, që më brengos, është se njerëzit në Serbi gjithmonë mendojnë se dikush tjetër është fajtor për mossuksese dhe kështu ikin nga përgjegjësia e vet. Arsyeje tretë është inati serb, një hakmarrje vogël tek shohin fundin politik të dikujt nga i cili kanë përjetuar gjëra të pakëndshme, ka thënë Vuçiq.

Gëzimin për fitoren e Trumpit e ka shfaqur edhe kryetari serb Tomislav Nikoliq i cili pos përmirësimit të marrëdhënieve SHBA – Rusi, pret nga kryetari ri amerikan edhe “mirëkuptim për çështjen e Kosovës”.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz