Protesta e PD-së sot në Tiranë, mbi 1200 policë në terren
dp

Lexo edheA do të jetë në listën për deputetë? – Veliu: Duhet t’i pyetni shefat e partisë, siç po i thërrasin të tjerët në parti, po thonë ‘po e bashkojmë të djathtën’

Për të menaxhuar protestën, Policia bëhet me dije se do të angazhojë më shumë se 1200 efektivë policie, ndërsa i bën apel organizatorëve që të respektojnë vendin e përcaktuar dhe orarin e njoftuar.
Për menaxhimin e protestës u hartua një plan i posaçëm masash, ku që prej mesnatës së të enjtes u kufizua qarkullimi në disa segmente rrugore, të cilat deri në përfundim të protestës do të jenë të paaksesueshme për automjetet.
Ndalimi i parkimit apo edhe i qarkullimit pas orës 15:00 do të jetë në fuqi në gjithë perimetrin e bulevardit, ndaj dhe uniformat blu kërkojnë mirëkuptimin e qytetarëve për kufizimin e lëvizjes me automjete.

Lexo edheA do të jetë në listën për deputetë? – Veliu: Duhet t’i pyetni shefat e partisë, siç po i thërrasin të tjerët në parti, po thonë ‘po e bashkojmë të djathtën’
Për protestuesit, policia apelon që të distancohen në rast se gjenden përballë veprimeve të kundërligjshme që cenojnë rendin dhe sigurinë publike.