Pronari i lokalit plagosë tre persona në Gjilan

Tre persona janë plagosur në Gjilan në orët e para të ditës së sotme.
Rreth orës 04:30, pas një mosmarrëveshje që ka ndodhur në kafenenë “Adriatika”e cila ndodhet skaj magjistrales Gjilan Kamenicë te vendi i quajtur “Bunari i Përlepnicës”, dyshohet se pronari i kafenesë A. M. (1975), ka nxjerr një armë zjarri Pistoletë dhe dyshohet të ketë shtënë me armë duke i plagosur tre përsosna, B. L. (1984) , P. L. (1989) dhe V. A. (1993), që të gjithë shqiptar shtetas të Kosovës, njëri nga ta punëtor në këtë lokal.
Të tre të plagosurit për momentin janë duke u trajtuar në Spitalin Rajonal – Emergjentë në Gjilan, dhe sipas raportit të mjekut janë jashtë rrezikut për jetë. Policia ka konfiskuar një armë të tipi Valter.
Lexo edheKërkohen edhe një milion euro për rrymën në veri
I dyshuari kryesor A. M. , është në kërkim të policisë së Kosovës, për momentin është në arrati.
Për rastin është informuar Prokurori i shtetit, i cili ka urdhëruar masën e ndalimit për 48 orë për tre persona të dyshuar dy nga ta gjenden nën përkujdesje policore në Repartet e spitalit Rajonal të Gjilanit./Indeksonline/














