back to top
Friday, December 5, 2025
BallinaLajmeProkuroria Themelore për vrasjen e dyfishtë në Gjakovë

Prokuroria Themelore për vrasjen e dyfishtë në Gjakovë

Të ngjajshme

Itali: Dyshohet se vrau gruan e tij, shqiptari gjendet i plagosur rëndë

50 vjeçari Nazif Muslija, u gjet u plagosur rëndë...

Trepça triumfues në super derbin në Pejë

Trepça ka fituar derbin e javës së tetë të...

Serbia arreston 33-vjeçarin shqiptar, gjatë kontrollës në kufi iu gjet një flamur i UÇK-së

Mediet serbe raportojnë se policia në pikëkalimin Merdare ka...

Dalot e kalon Manchester Unitedin në epërsi ndaj West Hamit (VIDEO)

Manchester United ka kaluar në epërsi ndaj West Ham...

“Hajvan”, “njeri i Serbisë”, “hibridë” – Sharja, strategji e politikanëve për vota

Termat ofendues dhe denigrues, si “hajvan”, “njeri i Serbisë”,...

Prokuroria Themelore e Gjakovës deklaron se më 7 gusht 2018, i dyshuari P.N., 43 vjeçar nga fshati Bitesh i Komunës së Gjakovës, ka shkuar në shtëpinë e familjes së bashkëshortes pas orës 21:00 në lagjen Bretkoc të Gjakovës dhe me armën e tipit kallashnikov ka privuar nga jeta bashkëshorten e tij, V.N., 40 vjeçe dhe vajzën e tij të mitur K.N, 9 vjeçe.

I dyshuari është ndaluar me urdhër të Kryeprokurorit Ali Selimaj, i cili së bashku me njësitë e policore rajonale ka dalë në vendin e ngjarjes rreth orës 22:00, me ç’rast është bërë këqyrja e vendit të ngjarjes.

Pas kërkimeve të shumta është gjetur edhe arma, me të cilën dyshohet se i dyshuari ka kryer aktin kriminal. 

Me urdhër të prokurorit, trupat e pajetë të viktimave janë marrë nga zyrtarët e Institutit të Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për të kryer autopsinë. I pandehuri është në ndalim dhe ndaj tij do të kërkohet të caktohet masa për sigurimin e tij në procedurë. 

Hetimet në vazhdim do të tregojnë se cili ka qenë motivi i vërtetë i këtij krimi makabër. /Drenica Press/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz