back to top
Thursday, December 4, 2025
BallinaLajmeDënohet mërgimtari që kishte goditur policin e Kosovës

Dënohet mërgimtari që kishte goditur policin e Kosovës

Të ngjajshme

Dalot e kalon Manchester Unitedin në epërsi ndaj West Hamit (VIDEO)

Manchester United ka kaluar në epërsi ndaj West Ham...

“Hajvan”, “njeri i Serbisë”, “hibridë” – Sharja, strategji e politikanëve për vota

Termat ofendues dhe denigrues, si “hajvan”, “njeri i Serbisë”,...

Bajqinovci për koalicionet: Pyetje një milionëshe, por besoj se VV do ta bëjë vetë qeverinë

Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci, ka folur rreth...

Prishtinë: Arrestohet 28-vjeçari – dyshohet për vjedhje

Policia e Kosovës ka vënë në pranga një person...

Foda: Kosova ka forcën për t’u kualifikuar në Botëror

Përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës, Franco Foda, ka folur...

Gjashtë muaj burgim me kusht është dënuar Ilir Beqiri nga Mitrovica nën akuzën se pengoi Policët e Kosovës. I pandehuri i cili jeton jashtë vendit akuzohet nga prokuroria se në korrik të 2017-tës kishte penguar dy policët Fatmir Osmani e Fatos Sejdiu. Policët ishin duke shqiptuar tiketa për kundërvajtës në trafik kur e kishin këshilluar të pandehurin të mos kalonte në zonën e gjelbër.

Kjo sipas aktakuzës kishte nxitur një debat në mes të pandehurit dhe policëve të cilët i kishin kërkuar të akuzuarit një dokument identifikimi.

“I akuzuari i ofendon zyrtarët policorë duke u thënë se “ju po dënoni vetëm vozitësit me automjete me targa të huaja “thuhet në aktakuzë. E njëjta sqaron se kur policët e  kishin kapur për duarsh të pandehurin ai kishte rezistuar dhe në mënyrë të pakontrolluar me grushtin e dorës së majtë ka goditur në muskulin e këmbës zyrtarin policor Fatmir Osmani.

Gjatë prangosjes lëndime kishte marrë edhe i akuzuari Beqiri. Ky i fundit ka pranuar fajësinë para gjykatës në Mitrovicë.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz