back to top
Sunday, December 28, 2025
BallinaLajmeProkuroria evidenton tri raste për shkelje të procesit zgjedhor, incidente të vogla...

Prokuroria evidenton tri raste për shkelje të procesit zgjedhor, incidente të vogla gjatë ditës së votimit

Të ngjajshme

Benita përlotet me këngën e Yllit, kush po i mungon?

Banorja e shtëpisë më të madhe në vend, Benita,...

Disa arsye pse duhet të pini ujë të ngrohtë

Konsumimi i rregullt i ujit të ngrohtë ose të...

Tri raste janë evidentuar nga Prokurori i Shtetit për shkelje të procesit zgjedhor, ndërkaq disa incidente tjera të vogla janë shënuar gjatë ditës, ka thënë për RTK-në, Laura Pula, koordinatore Nacionale e Zgjedhjeve.

“Deri më tani i kemi tri raste të evidentuara, që duhet të trajtohen në kuadër të Prokurorit të Shtetit. Incidentet e ndryshme janë ato që ndodhin në kohë të zgjedhjeve, janë të evidentuara dhe personat e caktuar që kanë rënë ndesh me ligjin janë intervistuar”, tha ajo.

Sa i përket rastit të votimit në mënyrë të grumbulluar në veri të vendit, Pula tha se nuk janë përmbushur kriteret për ta cilësuar si vepër penale.

“Pjesëmarrja e votimit në grup në Mitrovicë është raportuar nga mëngjesi. Është çështje që ka të bëjë me KQZ dhe PZAP-në, ne kemi evidentuar se gjatë këtij grumbullimi nuk ka pasur ndonjë presion që do ta procedonte atë në vepër penale…Nuk ka raste të iniciuara nga Prokurori për këto tubime, përveç nëse ka nga KQZ dhe PZAP”, deklaroi ajo.

Pula për intervistimin e kryetares së komunës së Ranillugut, Tanja Atic, tha se “është në proces marrja e dëshmive të tjera, për të cilën presim se nesër apo ditëve në vijim do të shohim se në çfarë trajte do të trajtohet”.

Ajo veçoi se çështja e votimit të personave me asistencë sociale dhe mungesa e dokumentit përkatës mjekësor ka shkaktuar huti në disa komuna.

“Aty ku ka pasur votim familjar, janë njoftuar prokurorët nga anëtarët e KKZ-së, por s’ka pasur rast për ndalim, vetëm rast të iniciuar. Rastet me asistencë sociale kanë krijuar huti në opinionin por edhe për vet votuesit. Deklarata e personave kompetentë nga KQZ se duhet dokumente përkatëse, ka hasur në mos marrëveshje apo keqkuptim se çka nënkupton dokumenti përkatës. Rast të njëjtë kemi pasur në Prizren, Malishevë, ku janë lëshuar dokument për asistencë sociale personit pa diagnozë mjekësore, prandaj ata janë ndaluar. Kemi edhe një rast në procedurë të rregullt një person i moshuar në revoltë që nuk iu është lejuar t’i ndihmojë gruas, i cili ka konsideruar se gruaja s’mund të votojë për shkak të një sëmundje, e që s’është e evidentuar, ai e ka shqyer fletëvotimin, është intervistuar dhe është lëshuar në shtëpi”, deklaroi Pula.

Pula tha se integriteti i procesit zgjedhor dëshmohet me krahasimin se në zgjedhjet e fundit lokale janë proceduar vetëm 4 lëndë me vepra penale për procesin zgjedhor, ndërkaq në zgjedhjet e vitit 2010 kanë ekzistuar 1500 persona me aktakuza./Lajmi.net/

Të Fundit

Sport

ShowBiz