back to top
Sunday, December 14, 2025
BallinaLajmeProkurori i Shtetit në mbrojtje të votës

Prokurori i Shtetit në mbrojtje të votës

Të ngjajshme

Po shtynte veturën, 18-vjeçari në Fushë-Krujë goditet për vdekje

Një aksident i rëndë rrugor është shënuar mbrëmjen e...

Mbi 50 aksidente trafiku të ndodhura për 24-orë

Plot 51 aksidente trafiku janë regjistruar brenda 24-orëve në...

Prokurori i Shtetit, ka bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme për të realizuar mbrojtjen e votës në zgjedhjet lokale të Republikën e Kosovës të vitit 2017.

Në bazë të kompetencave ligjore, Prokurori i Shtetit ka ndërmarrë veprimet e nevojshme ku ka caktuar një koordinator në nivel të shtetit dhe një zëvendës koordinator, si dhe shtatë koordinatorë për rajonet e Kosovës.

Prokurori i Shtetit, që nga ora shtatë e mëngjesit e ditës së sotme në tridhjetetetë komunat e Republikës së Kosovës, ka angazhuar 86 prokurorë të cilët do të përcjellin për së afërmi situatën gjatë procesit zgjedhor dhe janë në gjendje gatishmërie që të reagojnë aty ku do të paraqiten pengesat në procesin zgjedhor.

Prokurori i Shtetit, me qëllim të parandalimit të çdo parregullsie që lidhet me të drejtën e votës, fton qytetarët, mediat dhe shoqërinë civile të Republikës së Kosovës, të bashkëpunojnë dhe raportojnë te Policia dhe Prokuroria. /Drenica Press/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz