BallinaLajmeProfesori universitar ka një porosi për Albin Kurtin pas aksidentit

Profesori universitar ka një porosi për Albin Kurtin pas aksidentit

Të ngjajshme

Pesë italianë humbin jetën gjatë zhytjes në shpella nënujore në Maldives

Pesë shtetas italianë kanë humbur jetën në një aksident...

Aston Villa i jep leksion futbolli Liverpulit

Aston Villa i ka dhënë leksion futbolli skuadrës së...

Dështon procedura e KQZ-së për furnizim me kabina votimi

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka anuluar aktivitetin e prokurimit...

Gjatë mbrëmjes së sotme vetura në të cilën gjendej lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti pati një aksident në Shqipëri dhe raportohet se nuk pati të lënduar.  Profesori i Universitetit të Prishtinës, Rrahman Pacarizi thotë se Kurti derisa të merret nën mbrojtjen e autoriteteve, nëse bëhet kryeministër, duhet të ruhet vetë.

Pas kësaj, analisti Rrahman Paçarizi ka deklaruar se Kurti dhe njerëzit të cilët e rrethojnë duhet të tregohen më të kujdesshëm, pasi çkado që i ndodhë atij, sipas Paçarizit, ka pasoja të rënda për vendin.

Tutje ai shtoi se Kurti është votuar nga 185 mijë qytetarë të Kosovës, prandaj secila situatë e këtillë, mund të shkaktojë keqkuptime e konspiracione të rrezikshme.

“Albin Kurti dhe njerezit qe e rrethojne duhet te tregohen me te kujdesshem, pasi ckado qe i ndodh ka pasoja te renda per vendin. Sigurisht qe pas zgjedhjea kryeminister, autoritetet perkatese e marrin ne dore sigurine e tij, por deri atehere duhet kujdes i shtuar dhe pergjegjesi me e madhe edhe e z. Kurti. Ai eshte i votuar nga 185 mije qytetare te Kosoves, prandaj secila situate e ketille, qofte edhe si kjo e sotmja qe fatmiresisht ka kaluar pa pasoja, mund te shkaktoje keqkuptime e konspiracione te rrezikshme”, ka shkruar profesori universitar.

Mediat në Shqipëri në mbrëmjen e sotme raportuar se vetura e Kurtit goditi një veturë të policisë së Shqipërisë.

Kurti shkoi sot në Tiranë për ta festuar fitoren në zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Kosovë./Front Online/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz