Prishtina me një mungesë të madhe kundër Feronikelit
BILLI
Lexo edheRivaliteti Prishtina – Feronikeli po bartet edhe në basketboll
Kokëqarjet për skuadrën e Prishtinës para ndeshjes me Feronikelin vazhdojnë të shtohen.
Komisioni i Garave të FFK-së, të hënën ka inicuar procedurë disiplinore ndaj sulmuesit të Prishtinës Basit Khalid, i cili goditi në fytyrë mbrojtësin e Llapit, Bujar Idrizi.
Indeksonline ka kontaktuar, anëtarin e komisionit të garave, Abdyl Bellopoja i cili ka bërë të ditur që pas inicimit të procedurës disiplinore, asnjë futbollist nuk ka të drejt loje.
Gjatë ditës së martë pritet të mblidhet komisioni disiplinor i cili do të marrë vendim për disa raste që ndodhën gjatë fundjavës.

Lexo edheRivaliteti Prishtina – Feronikeli po bartet edhe në basketboll
Ndryshe, Prishtinës do t’i mungojnë edhe mbrojtësit Armend Dallku dhe Abdul Bashiru që janë të pezulluar me kartonë. /Indeksonline/