back to top
Tuesday, September 9, 2025
BallinaOpinionePrezenca e Hashim Thaçit më detyron ta bojkotoj Samitin e Diasporës

Prezenca e Hashim Thaçit më detyron ta bojkotoj Samitin e Diasporës

Të ngjajshme

Laçi: Shpresoj të shënojmë ndaj Serbisë

Mesfushori i kombëtares së Shqipërisë, Qazim Laçi ka folur...

 Nedim Bajrami: Ndaj Serbisë hyjmë për tri pikë

Mesfushori i kombëtares së Shqipërisë, Nedim Bajrami, ka folur...

Trump: I treguam Katarit, por ishte shumë vonë për ta ndaluar sulmin

Presidenti amerikan, Donald Trump ka folur në lidhje me...

Peci: Vjosa Osmani iu bashkua Albin Kurtit në politikën e ‘bixhozit’

Drejtori i KIPRED, Lulzim Peci, në “Click” të RTV21,...

Fitorja ndaj Letonisë, Gjimshiti: Kombëtarja shqiptare duhet të përmirësojë diçka

Kapiteni i Kombëtares, Berat Gjimshiti, foli për Klan Kuqezi,...

Shkruan Gëzim Mekuli

Në Tiranë më 18-20 do të organizohet për herë të parë Samiti i Diasporës shqiptare. I jam mirënjohës “Ministrisë së Punëve të Jashtme”, “Drejtorisë së Diplomacisë Publike” të Qeverisë shqiptare, për ftesën dhe për dërgimin e rregullt të informacioneve, me qëllim që të më bëhet më i lehtë udhëtimi për pjesëmarrje në Samitin Diasporës në Tiranë. Falënderoj, po ashtu, edhe sekretaren e parë të Ambasadës së Shqipërisë në Stokholm, Rozeta Fejzulla, që po ashtu, me qëllim të lehtësimit të procedurave në kufi nga organizatoret e aktivitetit, më kontaktoj në mënyrën më profesionale e korrekte.
Të nderuar organizatorë të Samitit të Diasporës,
I nderuar kryeministër,
Të nderuar pjesëmarrës,
Arsyeja se përse nuk do të marr pjesë në Samitin e shumëpritur të Diasporës, është sepse samitit do t’i adresohet edhe Kryetari i kontestueshëm i Kosovës, Hashim Thaçi. Hashim Thaçi nuk është bartës i vlerave njerëzore. Ai është prodhues e përçues i së keqes, i kiçit, i shundit… Ky njeri, për qytetarët e Kosovës, është sinonim i dhunës: Ai është personi i cili ka varfëruar politikën, ekonominë dhe kulturën e shqiptarëve të Kosovës. Është po ky, z. Thaçi që ka shkatërruar kulturën, gjuhën, historinë dhe kombin shqiptar në Kosovë. “Pyka” thaçiane ka përçarë diasporën e bashkuar shqiptare. Sjellja e tij i ka mbyllur portat e Kosovës për kthimin e mërgimtarëve në Kosovë. Shteti i tij sapo ka vrarë edhe birin e mërgimtarit të kthyer nga Zvicra…. Ai dhe vetëm ai, është shpresëvrasësi e jo shpresëdhënësi i shqiptarëve në diasporë!
Të nderuar,
prezenca e tij fizike në këtë samit, vetëm sa do e rëndonte shpirtin e lodhur të diasporës shqiptare. Ai, fjala dhe retorika e tij është përçarëse, e jo përmbledhëse për shqiptarët në diasporë: Është, po ky aktor politik, i cili qytetarët e vet i ka shndërruar në refugjatë e të huaj në shtëpi të vet. Është ky njeri, po, është ky njeri që shteti i tij, sot, në shekullin e XXI, ka burgjet me të burgosur politik e zyrat plot me kriminel në politikë…
Ja, kjo është arsyeja e mungesës sime në Samitin e aq pritur të Diasporës.
P.s.
Kërkoj mirëkuptim publik nga zyrtarët e “Ministrisë së Punëve të Jashtme”, Drejtorisë së Diplomacisë Publike, për heshtjen revoltuese dhe reagimin tim përjashtues ndaj letrave të dërguara nga ana e tyre.
Sinqerisht,
Gëzim Mekuli
P.s.s
Falënderoj po ashtu edhe z. Mark Gjonaj për ftesën e sinqertë vëllazërore.
Gëzim Mekuli
Mark Gjonaj <[email protected]>
To
Today at 5:02 PM
New York State Assemblyman
Mark Gjonaj & members of the Albanian American community requests the pleasure of the company of
Gezim Mekuli
at a cocktail reception recognizing the accomplishments and contributions of Albanians worldwide
Saturday, November 19th, 2016
Tirana International Hotel and Conference Center
from 21:oo until 23:00 o’clock
Fundi i bashkëbisedimit

 

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz