back to top
Monday, February 16, 2026
BallinaLajmePresidentja Osmani i ndan Medaljen Presidenciale të Meritave deputetes britanike, Alicia Kearns:...

Presidentja Osmani i ndan Medaljen Presidenciale të Meritave deputetes britanike, Alicia Kearns: E palëkundur mbështeti sovranitetin e Kosovës

Të ngjajshme

Stuhitë Atlantike shkaktojnë kaos moti në Evropë

Europa po përballet me kaos moti. Stuhitë e dhunshme...

Arbeloa: Nuk mendoj se Mourinho mund të më befasoj

Trajneri i Real Madridit, Alvaro Arbeloa, shmangu diskutimin për...

Super Ramadani, shënon ndaj Cagliari

Lecce po e mposht Cagliarin në ndeshjen e Serie...

S’po i ec Yamalit, humb penalltinë në fund të pjesës së parë

Barcelona pati mundësinë e artë të shënonte në fund...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka ndarë sot Medaljen Presidenciale të Meritave deputetes britanike, Alicia Kearns, si shenjë mirënjohjeje, siç thuhet në komunikatën e presidencës për përkrahjen e saj të palëkundur për sovranitetin e Kosovës dhe për angazhimin në promovimin e paqes dhe sigurisë në rajon.

Gjatë ceremonisë, Osmani theksoi kontributin e deputetes Kearns në ngritjen e vetëdijes ndërkombëtare mbi sfidat dhe rreziqet me të cilat përballet Kosova dhe Ballkani Perëndimor.

Ajo e cilësoi Kearns si një mike të madhe të Kosovës, duke theksuar se populli kosovar është mirënjohës për përkrahjen e saj të vazhdueshme dhe për kontributin e saj në forcimin e partneritetit ndërmjet Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar.

Komunikata e plotë:

Presidentja Vjosa Osmani i ndan Medaljen Presidenciale të Meritave deputetes britanike, Alicia Kearns

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, i ka ndarë Medaljen Presidenciale të Meritave deputetes britanike, znj. Alicia Kearns, në shenjë mirënjohjeje për mbështetjen e saj të palëkundur për sovranitetin të Republikës së Kosovës dhe përkushtimin e saj të palëkundur për paqe dhe siguri në Kosovë dhe në rajon.

Gjatë ceremonisë, Presidentja shprehu mirënjohje të thellë për angazhimin e vazhdueshëm të deputetes Kearns në ngritjen e vetëdijes për rreziqet dhe sfidat me të cilat përballet Kosova dhe i gjithë rajoni i Ballkanit Perëndimor. Me këtë rast, Presidentja Osmani e cilësoi deputeten Kearns si një mike të madhe të Kosovës, duke theksuar se populli i Kosovës është përzemërsisht falënderues për përkrahjen e saj të vazhdueshme, si dhe për kontributin në forcimin e partneritetit ndërmjet Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar.

Të Fundit

Sport

ShowBiz