BallinaLajmePresidenti Thaçi propozon 30 ditë gjendje të jashtëzakonshme në vend

Presidenti Thaçi propozon 30 ditë gjendje të jashtëzakonshme në vend

Të ngjajshme

Përfitimet nga çaji kamomil

Kamomili është një barishte që përdoret qysh nga periudha...

Spanja ia ‘terron’ Serbisë, e mposht pastër në “Ceramica”

Mikel Oyarzabali shënoi dy gola të shkëlqyer në pjesën...

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka dhënë detaje për dekretin për shpalljen e Gjendjes së Jashtëzakonshme, hap ky që pasoi pas takimit të mbrëmshëm të Këshillit Kombëtar të Sigurisë.

Thaçi ka thënë se Zyra Ligjore e presidentit dhe ajo Kuvendit janë duke u koordinuar në mënyrë që të finalizohet dekreti për ndërmarrjen e të gjitha masave të nevojshme për tejkalimin e gjendjes së krijuar me koronavirus, shkruan Reporteri.net.

Thaçi ndër të tjera ka thënë se dekreti përfshinë gjendjen e jashtëzakonshme në tërë territorin për një periudhë prej 30 ditësh, e cila mund të vazhdohet apo të ndërpritet, varësisht prej situatës. Po ashtu me këtë dekret urdhërohet mobilizimi i tërësishëm i FKS-së, për të ndihmuar në tejkalimin e gjendjes.

“Dua të theksoj se tani më Zyra Ligjore e presidentit dhe Kuvendit janë duke u koordinuar në mënyrë që të finalizohet dekreti për ndërmarrjen e të gjitha masave të nevojshme për tejkalimin e kësaj gjendje. Dekreti përfshinë gjendjen e jashtëzakonshme në tërë territorin për një periudhë prej 30 ditësh, e cila mund të vazhdohet. Urdhërohet mobilizimi i tërësishëm i FKS-së për të ndihmuar në tejkalimin e gjendjes”, ka thënë Thaçi. /Reporteri.net

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz