Presidenti shkatërron me buldozer makinat me vlerë 5,5 milion dollarë [Video]
![Featured image for Presidenti shkatërron me buldozer makinat me vlerë 5,5 milion dollarë [Video]](/_next/image?url=https%3A%2F%2Fapi.drenicapress.org%2Fwp-content%2Fuploads%2F2026%2F08%2Flajmi-i-fundi-drenica-press.png&w=3840&q=75)
Presidenti i Filipineve Rodrigo Duterte ka mbikëqyrur shkatërrimin e automjeteve dhe motoçikletave luksoze me vlerë prej 5.5 milion dollarë si pjesë e fushatës së tij kundër korrupsionit.
Një video tregon Duterte-n duke shikuar buldozerin që shkatërron 76 makina dhe motoçikleta të kontrabanduara, duke përfshirë modele nga Lamborghini, Mercedes-Benz dhe Porsche.

Lexo edheTërhiqet Range Rover i 45 mijë eurove, në mënyrë misterioze kishte përfunduar në det (Video)
Automjetet e shkatërruara ishin të gjitha pjesë e një bastisje prej 800 të importuar ilegalisht në Filipine, tha një deklaratë e shtypit nga Qeveria e Filipineve.
Kjo nuk është hera e parë që Duerte e bën këtë gjë. Në muajin shkurt, ai urdhëroi shkatërrimin e 30 makinave luksoze. /IndeksOnline/














