back to top
Wednesday, August 6, 2025
BallinaLajmeLajmet e FunditPresidenti i klubit rumun s’ndihet i sigurt në Kosovë: Do t’i dërgoj...

Presidenti i klubit rumun s’ndihet i sigurt në Kosovë: Do t’i dërgoj rreth 20 truproja atje

Të ngjajshme

Zbulohet një “bunker” me barna të kontrabanduara në Ferizaj

Dogana e Kosovës ka sekuestruar barna të kontrabanduara në...

Haziri: Protesta e 7 gushtit, është thirrje për Republikën dhe mbrojtjen e vlerave

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lutfi Haziri,...

Drita do t’i bëjë konak ekipit rumun FCSB javën e ardhshme në ndeshjen e kthimit të rrethit të tretë kualifikues të Ligës së Evropës.

Por, rumunët nuk po ndihen dhe aq të sigurt në vizitën që do t’ia bëjnë vendit tonë, shkruan “Gazeta Express”.

Presidenti i këtij klubi, Gigi Becali ka zbuluar se klubi rumun do të mbrohet nga 20 truproja pasi thekson se ka dëgjuar që siguria nuk është në nivelin e duhur në Kosovë.

“Kështu më kanë thënë, që atje ka dhunë. Kam dëgjuar se janë bërë kërcënime. Nuk dua të them shumë, nuk dua t’i fyej ata, por kështu është më mirë”, deklaroi presidenti i FCSB-së për mediat rumune teksa foli për idenë e përcjelljes së ekipit nga sigurimi.

Tutje, Becali nënvizoi se nuk ka diçka personale me Dritën, por shtoi se është informuar se situata në Kosovë kërkon kujdes të shtuar sa i përket sigurisë.

Becali ishte protagonist në javët e kaluara me deklarata fyese për dy klubet shqiptare, Drita dhe Shkëndija, e cila e kishte eliminuar ekipin e tij në rrethin e dytë kualifikues të Ligës së Kampionëve.

Ndeshja e parë mes FCSB dhe Drita do të luhet nesër mbrëma në Rumani, ndërsa ajo e kthimit pas një jave në Prishtinë. /Gazeta Express

- Advertisement -

Të Fundit