Kosova gjithnjë e më atraktive për turistët e huaj, rritet numri i vizitorëve në shtator
dp

Lexo edhePolicia e konfirmon mbajtjen e ceremonisë së diplomimit të gjeneratës 63- sot në ora 16:30

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar statistikat e hotelerisë për muajin shtator 2026, të cilat tregojnë rritje të numrit të vizitorëve në hotelet e Kosovës krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit paraprak.
Sipas ASK-së, gjatë shtatorit në hotelet e Kosovës janë regjistruar gjithsej 79 mijë e 154 vizitorë, prej të cilëve 29 mijë e 928 ishin vendorë, ndërsa 49 mijë e 226 të huaj.
Krahasuar me shtatorin e vitit 2025, kur ishin regjistruar 64 mijë e 727 vizitorë, numri i përgjithshëm i tyre është rritur për 22.3 për qind.
Ndërkohë, numri i net-qëndrimeve arriti në 156 mijë e 984. Prej tyre, 95 mijë e 950 net-qëndrime ose 61.1 për qind u realizuan nga vizitorët e huaj, ndërsa 61 mijë e 35 ose 38.8 për qind nga vizitorët vendorë.
Lexo edhePolicia e konfirmon mbajtjen e ceremonisë së diplomimit të gjeneratës 63- sot në ora 16:30
Rritje është shënuar edhe te vizitorët e jashtëm, numri i të cilëve është shtuar për 24.9 për qind krahasuar me shtatorin e vitit 2025.
Numri më i madh i turistëve të huaj që qëndruan në hotelet e Kosovës gjatë këtij muaji ishte nga Shqipëria, Gjermania, Turqia dhe Zvicra.