Një muaj paraburgim për sulm ndaj personit zyrtar në Gjilan
dp

Lexo edheNdryshimi i pushtetit në Serbi: Një mundësi e re për dialog me serbët e Kosovës?

Gjykata Themelore në Gjilan – Dega Viti, me kërkesë të Prokurorisë Themelore të Gjilanit, ka caktuar sot masën një muaj paraburgim ndaj personit me inicialet H. Y. për sulm ndaj personit zyrtar.
Sipas prokurorisë, më 4 nëntor 2026 rreth orës 14:00 në Sadovinë e Jerlive të Vitisë, gjatë realizimit të ekzaminimit të terrenit në kuadër të lëndës civile, pranë Gjykatës Themelore në Gjilan – Dega Viti, i pandehuri H. Y., i pranishëm në vendin e ngjarjes, ndërhyn në zhvillimin e veprimit zyrtar të gjykatës, duke ndërmarr veprime të drejtpërdrejta kundër gjyqtares dhe duke cenuar integritetin e saj fizik.
Gjyqtari i procedurës paraprake ka vlerësuar se qëndrojnë arsyet ligjore për caktimin e paraburgimit ndaj të pandehurit, duke i marrë për bazë të gjitha ato që u thanë më lart, masat tjera alternative do të ishin të pamjaftueshme për zhvillimin me sukses të procedurës penale.
Lexo edheNdryshimi i pushtetit në Serbi: Një mundësi e re për dialog me serbët e Kosovës?
Palët kanë të drejtën e ankesës ndaj këtij vendimi në Gjykatën e Apelit të Kosovës.