Gara e çiklizmit ndryshon qarkullimin e autobusëve në Prishtinë, preken tri linja
dp
Lexo edheKE-ja nis negociatat për zgjerimin e regjimit pa roaming me Ballkanin
Për shkak të kufizimit të qarkullimit në Rrugën B, disa autobusë do të detyrohen të ndryshojnë itinerarin e zakonshëm nga ora 08:00 deri në 12:00, transmeton lajmi.net
Sipas njoftimit, linja numër 1 do ta përfundojë qarkullimin te Fakulteti Teknik, i cili do të shërbejë si stacioni i fundit gjatë kësaj periudhe.
Ndërkaq, linjat 3 dhe 3A do të ndjekin një rrugë alternative. Nga rrethrrotullimi te Flamuri, autobusët do të vazhdojnë në rrugët “Fehmi Lladrovci”, “Xhevë Lladrovci” dhe “Xheladin Rekaliu”.
Më pas, do të kthehen djathtas në rrugën “Enver Maloku” dhe do të vazhdojnë në rrugën “C – Ali Aliu Kelmendi”, deri te rrethrrotullimi në këtë rrugë.
Lexo edheKE-ja nis negociatat për zgjerimin e regjimit pa roaming me Ballkanin
Ky itinerar do të vlejë edhe për qarkullimin në drejtimin e kundërt.
Ndryshimet janë të përkohshme dhe lidhen me mbarëvajtjen e garës sportive në kryeqytet./lajmi.net/