Presidenti i FFK-së Agim Ademi përgëzon Dardanët e Superligës: Dy hapa larg historisë së madhe
dp

Lexo edheA do të luajë titullar Edon Zhegrova? Kjo ishte përgjigja e trajnerit Foda

Në një postim të shpërndarë në rrjetet sociale, Ademi u shpreh se nga fushat e Superliga e Kosovës, lojtarët tanë kanë arritur të afrohen shumë pranë suksesit ndërkombëtar. “Sot, në Bratisllavë, ata janë vetëm dy hapa larg historisë së madhe,” tha presidenti i FFK-së, reporton lajmi.net
Ai vlerësoi sakrificën dhe bashkimin e futbollistëve të Superligës, të cilët sipas tij përfaqësojnë krenarinë dhe karakterin e Kosovës në arenën ndërkombëtare. “Rruga nuk ka qenë e lehtë, por zemra dhe karakteri i tyre nuk janë lëkundur kurrë,” shtoi Ademi, duke i quajtur ata “Dardanët tanë të rritur me sakrificë, por të bashkuar për Kosovën.”
Në përfundim, Ademi inkurajoi të gjithë për të vazhduar të mbështesin lojtarët dhe futbollin kosovar, duke nënvizuar se rruga drejt ëndrrës vazhdon: “Vazhdojmë bashkë, drejt ëndrrës!/Lajmi.net/

Lexo edheA do të luajë titullar Edon Zhegrova? Kjo ishte përgjigja e trajnerit Foda