Presidenti i Filipineve: Ta rifusim në fuqi dënimin me vdekje, nëse Zoti nuk ekziston
01

Lexo edheSHBA dhe aleatët: Durimi ndaj Rusisë “nuk është i pakufizuar”

Presidenti i Filipineve, Rodrigo Duterte, ka bërë thirrje që dënimi me vdekje në vend të rifutet në fuqi, duke pohuar se ateizmi në rritje dhe agnosticizimi donë të thonë se njerëzit nuk iu frikohen dhe s’e respektojnë ligjin.
Dënimi me vdekje në Filipine, një vend kryesisht katolik, u hoq zyrtarisht në vitin 2006, transmeton Express.
Por, Duterte ka thënë se nëse Zoti nuk ekziston, atëherë ndëshkimi kapital është mënyra e vetme për të garantuar drejtësi për viktimat e krimeve të tmerrshme.

Lexo edheSHBA dhe aleatët: Durimi ndaj Rusisë “nuk është i pakufizuar”
Duke folur në Manila, Duterte po ashtu e ka vënë në pikëpyetje ekzistencën e Zotit, duke iu adresuar Zotit në fjalimin e tij: “Ku je [Zot]?”
“Asnjë president nga e kaluara nuk e ka futur në fuqi dënimin me vdekje vetëm për shkak të kishës katolike, ndërkohë që zemrat vajtuese do të thoshin vetëm Zoti mund të vrasë. Por, çka nëse nuk ekziston Zoti?” ka shtuar ai.