HomeLajmePresidenca jep detaje për takimin me kongresmenët e SHBA-ve: Falenderoi për mbështetjen...

Presidenca jep detaje për takimin me kongresmenët e SHBA-ve: Falenderoi për mbështetjen për anëtarësim në NATO

Të ngjajshme

Shkatërrohet rrjeti shqiptar i kokainës në Itali, 16 të arrestuar dhe 40 nën hetim

Autoritetet italiane kanë goditur një organizatë kriminale shqiptare të...

Nesër fillon fushata, partitë nisin tubimet hapëse

Fushata zgjedhore për zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit nis...

Subjektet politike nisin nesër zyrtarisht fushatën për zgjedhjet e 7 qershorit

Fushata elektorale për zgjedhjet parlamentare që do të mbahen...

Kurti shkon te familja e heroit Afrim Bunjaku për drekën e Bajramit

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ishte për drekën e...

Ushtruesja e Detyrës së Presidentes, Albulena Haxhiu ka pritur në takim kongresmenët republikanë Keith Self dhe Suhas Subramanyam, pjesë e delegacionit të Kongresit të SHBA-ve.

Ajo ka shprehur mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme të SHBA-ve dhe të Kongresit Amerikan ndaj Kosovës, duke theksuar se për popullin e Kosovës kjo mbështetje ka pasur rëndësi historike, politike dhe njerëzore.

“Për Kosovën, miqësia me Shtetet e Bashkuara është edhe institucionale por edhe personale. Populli ynë e mban mend kush qëndroi pranë nesh në momentet më përcaktuese të historisë sonë moderne”, theksoi U.d. Presidentja Haxhiu.

Ajo falënderoi kongresmenin Self për mbështetjen e tij të qartë ndaj rrugës së Kosovës drejt NATO-s, si dhe për vëmendjen ndaj të drejtave të shqiptarëve në Luginën e Preshevës. U.d. Presidentja Haxhiu theksoi se për Kosovën, anëtarësimi në NATO është çështje e sigurisë afatgjatë, paqes rajonale dhe vendit të natyrshëm të Kosovës mes shteteve demokratike.

U.d. Presidentja Haxhiu vlerësoi gjithashtu praninë e kongresistit Subramanyam në këtë delegacion, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit në fusha si teknologjia, siguria kibernetike, arsimi, inovacioni dhe shërbimi publik.

Në takim, U.d. Presidentja Haxhiu tha se Kosova mbetet e përkushtuar për thellimin e partneritetit me Shtetet e Bashkuara në siguri, mbrojtje, ekonomi, diplomaci dhe integrim euroatlantik. Ajo theksoi se Kosova është mirënjohëse për mbështetjen amerikane dhe dëshiron ta nderojë këtë miqësi duke qëndruar përkrah Shteteve të Bashkuara si partnere e besueshme për paqe, siguri dhe përparim demokratik. /Lajmi.net/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz