HomeLajmeArrestohet Bashkim Gashi, dyshohet se vrau të dashurën në Ulqin

Arrestohet Bashkim Gashi, dyshohet se vrau të dashurën në Ulqin

Të ngjajshme

Pamje/ Krisma armësh në Prishtinë, dyshohet për një të plagosur

Disa krisma armësh janë dëgjuar në Prishtinë, pak momente...

Anthony Gordon drejt Barcelonës

Barcelona ka bërë lëvizjen konkrete për transferimin e sulmuesit...

Granit Xhaka si kaubojë, merr pjesë në një film të shkurtër

Granit Xhaka dhe Zeki Amdouni janë bërë pjesë e...

Çfarë ndodhi mes Mateos e Brikenës, çifti bën veprimin e papritur

Një nga çiftet më të ndjekura të edicionit të...

Bonuset rekord për punonjësit e Samsung-ut: 310 mijë euro nga boom-i i AI

Punonjësit e divizionit të çipave të memories në Samsung...

Policia e Malit të Zi ka arrestuar shtetasin kosovar Bashkim Gashi (46), i cili dyshohet se në natën mes së martës dhe së mërkurës në Ulqin, në lagjen Kodre, ka vrarë bashkëjetuesen e tij dhe më pas i ka vënë zjarrin shtëpisë ku jetonin së bashku.

Sipas njoftimit të policisë malazeze, rreth orës 00:30 është raportuar për zjarr në një objekt banimi, ku pas intervenimit të policisë në vendin e ngjarjes është gjetur trupi i pajetë i një gruaje, e identifikuar më vonë si D.N. (36), shtetase e Shqipërisë.

Pak më vonë, policia ka gjetur dhe ka kontrolluar një person me lëndime të shkaktuara nga zjarri, i cili është konstatuar se është i dyshuari Gashi. Ai fillimisht është dërguar për trajtim mjekësor në Spitalin e Përgjithshëm në Bar, ndërsa më pas në Qendrën Klinike të Malit të Zi në Podgoricë.

Nga policia është bërë e ditur se në koordinim me prokurorinë kompetente janë ndërmarrë të gjitha masat hetimore, përfshirë mbledhjen e deklaratave, sekuestrimin e kamerave të sigurisë dhe provave materiale nga vendi i ngjarjes, të cilat do të jenë objekt i ekspertizës. Sipas dyshimeve fillestare, ai dyshohet për vrasje të rëndë dhe më pas për zjarrvënie me qëllim të fshehjes së gjurmëve.

Trupi i viktimës është dërguar për autopsi mjeko-ligjore në Qendrën Klinike të Malit të Zi, ku do të përcaktohet shkaku i vdekjes.

I dyshuari ndodhet nën mbikëqyrje policore në spital, ku po trajtohet për djegiet e marra, ndërsa hetimet për rastin po vazhdojnë.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz