HomeSportFoda flet për Muriqin, lëndimet dhe “Euro 2028”

Foda flet për Muriqin, lëndimet dhe “Euro 2028”

Të ngjajshme

Loredana dhe Adeyemi po bëjnë dokumentar për jetën e tyre

Një yll i futbollit dhe një repere me shumë...

Behrami publikon fotografi me Lushtakun, Limajn e të tjerë:

Kandiadati i PDK-së për deputet, Artan Behrami ka publikuar...

Zyrtarët policorë lëndohen gjatë një operacioni kundër drogës në Korçë

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skender Hita,...

Përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës, Franco Foda, ka mbajtur një konferencë për media të mërkurën e 27 majit në Hotelin “Emerald”, para ndeshjeve të ardhshme miqësore. Tekniku gjerman ka folur hapur për gjendjen e lojtarëve, objektivat madhorë në UEFA Nations League dhe rrugëtimin drejt kualifikimit historik.

Foda ka sqaruar mungesën e sulmuesit kryesor Vedat Muriqi, si dhe ka konfirmuar dëshirën e lojtarëve të tjerë të lënduar (Milot Rashica, Fidan Aliti dhe Florent Hadergjonaj) për të qenë pjesë e projektit të “Dardanëve”.

Foda: “Muriqi rikthehet në shtator, ndërsa tre lojtarët e lënduar më konfirmuan se duan të vazhdojnë me kombëtaren. Kam pasur kontakt me Vedat Muriqin para 10 ditësh, kemi biseduar për herë të fundit. Ai ka luajtur shumë ndeshje me Mallorcan dhe ka pasur një sezon të gjatë. Siç e dini, Mallorca ka rënë prej ligës dhe tani për tani ka vendosur që të pushojë dhe jemi në kontakt. Vedati pas kësaj vere, në shtator, të rikthehet prapë në kombëtare. Kam biseduar me të tre lojtarët dhe më kanë konfirmuar që janë të lënduar, Miloti ka qenë për një kohë më të gjatë i lënduar, Fidani tani ka pësuar një lëndim… Të tre më kanë konfirmuar që dëshirojnë të vazhdojnë me kombëtaren.”

Edhe pse humbja në finalen ndaj Turqisë la shije të hidhur, trajneri i Kosovës kërkon përqendrim maksimal për sfidat e radhës, duke zbuluar planin strategjik në Nations League.

“Nuk ishte e lehtë humbja në finale, por duhet të shikojmë përpara. Qëllimi ynë më i madh është kualifikimi në Euro 2028. Sigurisht se nuk ka qenë e lehtë kjo humbje që e patëm në finale me Turqinë, mirëpo duhet të vazhdojmë tutje, të shikojmë përpara. Duhet të zhvillohemi tutje dhe këto ndeshjet përpara duhet t’i shfrytëzojmë. Këto lojë na shërbejnë për t’u përgatitur për ndeshjet në Nations League. Qëllimi afatshkurtër është që të qëndrojmë në Grupin B, mirëpo qëllimi afatgjatë është që të avancojmë në Grupin A dhe qëllimi më i madh është të kualifikohemi për Euro 2028.”

Një tjetër pikë delikate e konferencës ishte gjendja emocionale e skuadrës pas finales dhe statusi i Valonit në ekipin kombëtar.

“Jo, Valoni ka kontribuar shumë për Kosovën. Do të marrim kohë në muajt në vijim dhe do të vendosim së bashku për të ardhmen e tij në kombëtaren e Kosovës. Jo me lotët kemi luftuar që të gjithë, jo vetëm Valoni, por edhe shumë lojtarë pas finales kundër Turqisë. Nuk ka qenë vetëm ai i dëshpëruar, kemi qenë shumica. Sa i përket të ardhmes së Valonit, kemi për të biseduar me të. Ai është një lojtar që ka kontribuar shumë për kombëtaren e Kosovës dhe tani do të marrim kohë në muajt në vijim dhe do të vendosim së bashku se si do të rrjedhë e ardhmja e tij në kombëtaren e Kosovës.”

Përzgjedhësi Franco Foda bëri të ditur se po punon intensivisht për të ardhmen e skuadrës, duke konfirmuar se ka vëzhguar personalisht te FC Lugano tre prurjet e reja, të cilat i kanë lënë përshtypje mjaft të mirë dhe tani duhet ta dëshmojnë veten në ekipin kombëtar. Paralelisht, tekniku gjerman theksoi se po përcjell nga afër kampionatin vendor ku ka spikatur 3-4 lojtarë të Superligës së Kosovës, ndërsa në bashkëpunim të ngushtë me përzgjedhësin e Shpresave, veçoi talentin Rin Ahmeti si një emër mjaft interesant nën vëzhgim, i cili pas zhvillimit te U21 pritet të bëhet pjesë e Kombëtares A.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz