BallinaLajmePresidenca e Bosnjës i reagon mediave Serbe: Kjo është e vërteta për...

Presidenca e Bosnjës i reagon mediave Serbe: Kjo është e vërteta për njohjen e Kosovës?

Të ngjajshme

Dëmtohet një gyp, në këtë lagje të Prishtinës ndalet uji

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se për...

Artefakti romak në Amerikë sfidon historinë e “Botës së Re”

Zbulimi i një artefakti romak në Amerikë ka ndezur...

Arrestohet 24 vjeçari që goditi për vdekje një person në Prizren

Një person ka vdekur pasi dyshohet se është goditur...

Arrestohet 24 vjeçari që goditi për vdekje një person në Prizren

Një person ka vdekur pasi dyshohet se është goditur...

Kjo ishte çmenduri – Salah vjen me gol të bukur ndaj Galatasaray

Skuadra e Liverpoolit ka shënuar golin e katërt ndaj...

Deklarata e anëtarit boshnjak i Presidencës së Bosnjës e Hercegovinës, Bakir Izetbegoviq se vendi i tij duhet ta njohë Republikën e Kosovës s’po del të jetë krejtësisht i vërtetë. Kështu të paktën thuhet në një reagim të Izetbegoviqit bërë për mediat boshnjake.

Ai ka thënë se intervista për agjencinë gjermane “Deutsche Welle” është shtrembëruar nga  portali “Tanjug”, i cili, sipas tij, citoi gabimisht dhe e nxori jashtë kontekstit dhe të njëanshëm.

“Ky medium ka shtrembëruar thelbin e deklaratës”, thuhet në një njoftim për shtyp nga Kabineti i Presidencës së Bosnje-Hercegovinës Bakir Izetbegoviç.

Tutje, në reagim thuhet se në vend që të korrigjohet ky “lajmin i rremë” që ata kanë postuar, Tanjug vazhdoi të mashtronte publikun, të nxjerrë fakte dhe të bënte gënjeshtra të reja, transmeton Indeksonline

Presidenca sqaron se qëllimi i këtij mediumi është që të keqësoj marrëdhëniet midis Bosnjës e Hercegovinës me Serbinë. Pra, për të hedhur një hijet dhe atmosferë të keqe në prag të vizitës së Presidencës së Bosnje-Hercegovinës në Beograd”, përfundon deklarata.

Ndryshe,  e përditshmja gjermane “Deutsche Welle citoi se Izetbegoviqi deklaroi se “Kosova deri më tani duhet të njihet por se ajo kërkon një konsensus në nivel shtetëror”.

I pyetur për “po” ose “jo” për të përgjigjur nëse BiH do ta njohë në një moment Republikën e Kosovës, Izetbegoviç tha: “Unë shpresoj kështu”. /Indeksonline/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz