Pas formimit të Qeverisë, Haxhiu: Pres që deputetët ta ushtrojnë përgjegjësinë e tyre kushtetuese për zgjedhjen e Presidentit
dp

Lexo edheGjini: Qeveria Kurti 4 është jokushtetuese dhe jolegjitime – Aleanca do t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese

Ajo ka uruar Kurtin dhe të gjithë kabinetin e ri, të cilëve iu ka dëshiruar punë të mbarë dhe suksese në përgjegjësitë që kanë marrë.
“Përpara kemi shumë punë të përbashkët në jetësimin e reformave, zhvillimin e ekonomisë, forcimin e sundimit të ligjit dhe avancimin e pozitës ndërkombëtare të Republikës së Kosovës. Kuvendi do ta bëjë pjesën e vet, duke ndjekur agjendën legjislative dhe duke ushtruar mbikëqyrjen parlamentare mbi punën e ekzekutivit”, ka shkruar Haxhiu.
Pas konstituimit të Kuvendit dhe Qeverisë, Haxhiu ka thënë se për kompletimin e institucioneve është edhe një hap i rëndësishëm që është zgjedhja e Presidentit të Republikës.
“Pres që deputetët ta ushtrojnë përgjegjësinë e tyre kushtetuese dhe që ky proces të përmbyllet me sukses. Kosova ka nevojë për institucione të forta, funksionale dhe stabile dhe jo për pritje dhe vonesa të reja”, ka shkruar Haxhiu. /Lajmi.net/

Lexo edheGjini: Qeveria Kurti 4 është jokushtetuese dhe jolegjitime – Aleanca do t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese
Postimi i plotë: