Kurti premton pagë mesatare mbi 1 mijë euro dhe pagën e 14-të për sektorin publik
dp

Lexo edheKurti gjatë prezantimit të Qeverisë: Nuk do të kem ekspoze të re, zgjedhjet na e ndërprenë qeverisjen

Kurti ka thënë se paga minimale prej 500 eurosh nuk do të tatohet, ndërsa sipas tij, rritja ekonomike do të shoqërohet edhe me rritje të pagave në sektorin publik.
“Punëtorët, paga minimale prej 500 eurosh nuk do të tatohet, me rritjen ekonomike do të vazhdojë edhe rritja e pagave në sektorin publik, ku paga mesatare sipas pritjeve të tanishme do ta kalojë shumën prej 1 mijë eurosh në muaj. Raporti ndërmjet pagës më të ulët dhe asaj më të lartë është përmirësuar, nga 20 me 1 sa e patëm gjetur, në 4 me 1”, ka deklaruar Kurti.
Ai ka premtuar gjithashtu edhe pagën e 14-të për punëtorët e sektorit publik.

Lexo edheKurti gjatë prezantimit të Qeverisë: Nuk do të kem ekspoze të re, zgjedhjet na e ndërprenë qeverisjen
Këto deklarata Kurti i bëri gjatë paraqitjes së programit të tij para Kuvendit, ku kërkon votën e deputetëve për formimin e Qeverisë së re. /Lajmi.net/