Policia shkon në vendin e ngjarjes pas incidentit Molliqaj – Abazi
BILLI

Lexo edheReagimi i Vetëvendosjes pas përleshjes fizike mes Molliqajt dhe Abazit

Policia e Kosovës ka arritur në vendin ku mbahet emisioni Pressing, pasi Haki Abazi i Vetëvendosjes tha se pas debatit është sulmuar nga Dardan Molliqaj i PSD’së.
Pas një debati me polemika të ashpra në Pressing mes Molliqajt e Abazit, kjo raportohet të ketë vazhduar edhe pas përfundimit të emisionit.
Haki Abazi ka thënë se duke dalë nga studio është sulmuar nga Molliqaj dhe shoqëruesi i tij.
Lexo edheReagimi i Vetëvendosjes pas përleshjes fizike mes Molliqajt dhe Abazit
Këtë e ka mohuar kandidati i PSD’së për deputet.
Policia e Kosovës ka arritur në objektin ku mbahet emisioni Pressing, raporton Gazeta Express nga vendi i ngjarjes.