BallinaLajmePolicia konfirmon vetëvrasjen në Komoran, jep detaje

Policia konfirmon vetëvrasjen në Komoran, jep detaje

Të ngjajshme

Bosnja dyshon për një “spiun” italian në stërvitjen e tyre

Pak para finales së play-offit ndaj Italisë, te Bosnja...

Haxhiu: Murat Jashari, i vetmi kandidat për president me konsensus

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka kritikuar...

Emiratet e Bashkuara Arabe thonë se po kundërshtojnë sulmet me raketa

Ministria e Mbrojtjes e Emirateve të Bashkuara Arabe thotë...

Marrëveshja e suksesit, si ecën bashkë drejt historisë FFK dhe Ujë Mokne

Dy vite më parë Federata e Futbollit të Kosovës...

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Agron Borovci, për IndeksOnline, ka konfirmuar se një person rreth 70 vjeç ka kryer aktin e vetëvrasjes.

Ai tha se rasti ka ndodhur në “Lagjen e Re” në Komoran .

Borovci ka thënë se “në të dhënat fillestare të këqyrjes së vendit të ngjarjes përkundër që ka elemente që sugjerojnë për një vetëvrasje të mundshme, policia me kujdes të shtuar po heton rastin si vdekje të dyshimtë”.

Ndërkohë, IndeksOnline nga burimet e saj mëson se i moshuari ka bërë vetëvrasje duke përdorur një armë zjarri.

“Rreth orës 19:45 është raportuar për një rast të vdekjes së dyshimtë të ndodhur në “Lagjen e Re” në Komoran.

Me të marrë informatën policia ka dalë në vendin e ngjarjes duke filluar menjëherë me ndërmarrjen e veprimeve hetimore me synim sqarimin e rrethanave të rastit.

Mbështetur në të dhënat fillestare të këqyrjes së vendit të ngjarjes përkundër që ka elemente që sugjerojnë për një vetëvrasje të mundshme, policia me kujdes të shtuar po heton rastin si vdekje të dyshimtë dhe po ndërmerr të gjitha veprimet e duhura hetimore dhe ato forenzike – te ekzaminimit që do ti ndihmonin hetimit të ngjarjes dhe sqarimit e ndriçimit të plotë të rastit.

Trupi i pajete është i një mashkulli rreth 70 vjeç”, tha Borovci./IndeksOnline/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz