Policia jep detajet e para nga aksidenti fatal në Shkup, ku humbën jetën 5 persona
BILLI

Lexo edhePamje të refugjatëve shqiptarë që nuk janë publikuar asnjëherë më parë

Pesë persona e kanë humbur jetën në një ak.sident që ka ndodhur mbrëmë në hyrje të lagjes Draçevë të Shkupit, konfirmuan nga Ministria e Punëve të Brendshme.
Sipas informacioneve fillestare deri te ak.sidenti ka ardhur kur një automobil “reno 5” është përplasur në një kamion për mbeturina të “Higjienës Komunale” në afërsi të pompës së benzinës “Lukoil” në rrugën “Boris Trajkovski”.
Siç kumtuan nga MPB-ja në vendin e ak.sidentit e kanë humbur tre persona, ndërsa dy janë transferuar në spital ku kanë ndërruar jetë.

Lexo edhePamje të refugjatëve shqiptarë që nuk janë publikuar asnjëherë më parë
Ekspertiza ka zgjatur deri në orët e hershme të mëngjesit, ndërsa komunikacioni ishte i bllokuar.
Nga MPB-ja më shumë hollësi për ngjarjen paralajmëruan gjatë ditës së sotme.