BallinaLajmeLajmet e FunditPolicia gjen hajdutin dhe Audi-në e vjedhur në nëntor të 2024-tës

Policia gjen hajdutin dhe Audi-në e vjedhur në nëntor të 2024-tës

Policia në Prizren kishte nisur hetime intensive pasi mori informacionin se një veturë e tipit Audi A3, në vlerë prej 4 mijë eurosh, ishte vjedhur.

Vetura u vodh më 14 nëntor të vitit të kaluar, raporton IndeksOnline.

Por, gjatë fazës hetimore, njësitet kanë identifikuar dhe intervistuar të dyshuarin dhe sot kanë zbuluar lokacionin e automjetit të vjedhur.

Policia konfirmon se automjeti i vjedhur i është kthyer pronarit legjitim.

Ky është njoftimi i plotë:

Policia e Kosovës, përkatësisht Sektori i Hetimeve i Stacionit Policor në Prizren, pas hetimeve intensive lidhur me rastin e vjedhjes së një automjeti (Audi A3, vlera 4000 euro) të raportuar më datë 14.11.2024, ka arritur të identifikojë dhe arrestojë personin e dyshuar për këtë vepër penale.

Gjatë fazës hetimore, njësitet hetimore kanë identifikuar të dyshuarin, i cili më herët ishte arrestuar për vepra të tjera penale. Pas intervistimit të tij më datë 31.05.2025, është zbuluar lokacioni i automjetit të vjedhur.

Automjeti i gjetur është kthyer pronarit legjitim.

Policia e Kosovës, përmes angazhimit të vazhdueshëm profesional, mbetet e përkushtuar në zbardhjen e rasteve kriminale, sjelljen e autorëve para drejtësisë dhe garantimin e sigurisë për të gjithë qytetarët.

- Advertisement -