back to top
Thursday, September 11, 2025
BallinaShqiptarePolicia e Prizrenit kthen në Shqipëri 36 lypsarë, por ka një apel...

Policia e Prizrenit kthen në Shqipëri 36 lypsarë, por ka një apel për qytetarët

Të ngjajshme

Rusia i bën thirrje Polonisë të rihapë kufirin me Bjellorusinë

Rusia i bëri thirrje Polonisë që të rihapë kufirin...

Politologu Osmanaj mbështetë kandidaturën e Arian Tahirit: Prej personave më të ndershëm në politikë

Politologu mitrovicas, Egzon Osmanaj, ka shprehur publikisht mbështetjen e...

Hyseni: Shpejtim Bulliqin do ta mundë mospuna e tij në këto zgjedhje

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) për kryetar...

Policia në Prizren ka ndaluar sot 36 persona të moshave të ndryshme të cilët janë hasur duke kërkuar lëmoshë në Prizren. Në një njoftim të policisë bëhet e ditur se të gjithë këta persona janë nga Shqipëria.

Drejtoria e policisë në Prizren përmes një komunikate për media ka theksuar se personat e gjetur duke kërkuar lëmoshë janë identifikuar dhe janë depërtuar në Republikën e Shqipërisë, ku edhe janë pranuar nga autoritetet e shtetit shqiptar.

“Më datë 06 maj 2020, stacioni policor ne Prizren ka ndaluar gjithsej 36 persona të moshave të ndryshme duke përfshirë burra, gra dhe fëmijë të komunitetit romë nga Republika e Shqipërisë të cilët janë hasur duke kërkuar lëmoshë në qytetin e Prizrenit. Personat e gjetur duke kërkuar lëmoshë janë identifikuar dhe të njëjtit janë depërtuar në Republikën e Shqipërisë të cilët janë pranuar nga autoritetet e Shtetit Shqiptarë”, theksohet në njoftimin e policisë.

Policia ka njoftuar se një praktikë të tillë do ta vazhdojë edhe gjatë ditëve në vijim, që lëmoshë kërkuesit të largohen nga rruga, në kohën kur vendi po përballet me rrezikun e virusit COVID-19.

Po ashtu, policia ka apeluar tek qytetarët që të mos u japin para këtyre personave pasi ata mund të jenë edhe viktima të trafikimit.

“Apelojmë që qytetarët të mos i joshin më dhënien e parave në rrugë këtyre kategorive pasi të njëjtit mund të jenë edhe viktima të trafikimit, por të njëjtit ndihmat apo solidaritetin ta adresojnë përmes mekanizmave përkatës e legjitim si të kuvendit komunal, kryqi i kuq, bashkësitë fetare apo organizatat humanitarë të legalizuara”, thekson njoftimi i policisë së Prizrenit./GazetaExpress/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz