Një ndërhyrje policore është bërë sot përgjatë aksionit që po zhvillohej në rrënimin e pompës së derivateve “Patroni Petrol” e cila supozohet t’i kthehet si tokë Ministrisë ë Bujqësisë.
Gjatë një aksioni për rrënimin e kësaj pompe në Zonën Industriale në Prishtinë, përballë objektit të Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë (AKI), kandidati për deputet nga radhë e PDK-së, Qëndrim Kryeziu është shoqëruar në stacion policor pas mos zbatimit të urdhrave të zyrtarit policor.
Lajmi është konfirmuar edhe nga zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana.
Pllana deklaroi se të gjitha veprimet janë ndërmarrë në koordinim me prokurorinë.
“Lidhur me kërkesën tuaj, ju informojmë se sot rreth orës 10:30 një person është shoqëruar në stacion policor për shkak të mos zbatimit të urdhërave të zyrtarit policor, për largim nga vendi ku po zhvilloheshin punime. Të gjitha veprimet e mëtutjeshme janë ndërmarrë në koordinim me Prokurorin e Shtetit”. /Lajmi.net/