HomeLajmeUran Ismaili: Kurti duhet ta luftojë varfërinë e papunësinë, jo t’i kthejë...

Uran Ismaili: Kurti duhet ta luftojë varfërinë e papunësinë, jo t’i kthejë qytetarët kundër njëri-tjetrit

Të ngjajshme

Abdixhiku me zotim nga tubimi në Kaçanik: 200 euro për të porsalindurit

Kandidati për Kryeministër Lumir Abdixhiku nga tubimi në Kaçanik...

Bedri Hamza: Nga ekonomia te drejtësia, plani me 5 zotime për ta ndryshuar Kosovën

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka publikuar...

1 muaj paraburgim ndaj të dyshuarit për vrasjen e “Radullës” në Breg të Diellit

Gjykata Themelore në Prishtinë, përkatësisht Departamenti për Krime të...

Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës dhe numri dy në listën e kësaj partie për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 7 qershorit, Uran Ismaili, ka thënë se gjuha përçarëse e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, po ndikon drejtpërdrejt në shoqëri dhe brenda familjeve në Kosovë.

Sipas Ismailit, përçarja politike nuk mbetet vetëm në deklarata publike, por përkthehet në tensione mes njerëzve. Ai tha se Kurti po prodhon emocione negative dhe po i mëson qytetarët të urrejnë ata që mendojnë ndryshe, në vend se ta orientojë energjinë e shoqërisë kundër problemeve reale të vendit.

“Ai gjen dikë që duhet me urrejt. Të mëson me urrejt dikë, po nuk po të mëson me urrejt varfërinë. Nuk po të mëson me urrejt papunësinë. Nuk po të mëson me urrejt degradimin shoqëror”, tha Ismaili.

Në postimin e tij, Ismaili shkroi se Kosova ka nevojë për normalitet, stabilitet dhe një qeveri që merret me jetën e qytetarëve, jo me krijimin e armiqve të rinj. “Kosova ka nevojë për një kryeministër që punon e bashkon, për familje që jetojnë më lehtë dhe për një qeveri që merret me qytetarët, jo me armiq të imagjinuar”, ka shkruar ai.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz