HomeLajmeZjarri bën shkrumb e hi shtëpinë e familjes Pllana në Vushtrri

Zjarri bën shkrumb e hi shtëpinë e familjes Pllana në Vushtrri

Të ngjajshme

Një incident zjarri raportohet të ketë ndodhur në orën e vona të natës në fshatin Dolak të komunës së Vushtrrisë.

Nga zjarri është përfshirë edhe shtëpia e Driton Pllanës, djalit të martirit Sabri Hashim Pllana.

Pas kësaj, familja Pllana është përballur me dëme të konsiderueshme materiale.

Sipas banorëve të zonës, prej një kohe të gjatë janë ngritur ankesa lidhur me problemet në rrjetin elektrik të lagjes. Ata pretendojnë se kanë kërkuar vazhdimisht ndërhyrje nga institucionet dhe ekipet përgjegjëse, të cilat, sipas tyre, kanë evidentuar probleme teknike gjatë inspektimeve në terren.

Banorët thonë se shqetësimet e tyre nuk janë trajtuar me seriozitetin e duhur dhe kërkojnë që rasti të hetohet deri në fund për të sqaruar shkakun e zjarrit.

“Nëse paralajmërimet e qytetarëve do të trajtoheshin me kohë, pasojat do të mund të shmangeshin. Dëmet nuk janë vetëm materiale, por prekin drejtpërdrejt jetën e familjeve”, thuhet në reagimet e bëra publike.

Deri tani nuk ka një version zyrtar mbi shkaqet e incidentit, ndërsa pritet që autoritetet kompetente të dalin me informacione shtesë pas hetimeve.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz