back to top
Sunday, September 7, 2025
BallinaLajmePolicia arreston gjashtë vushtrrias pasi vodhën një Mercedes Benz, në Pejë

Policia arreston gjashtë vushtrrias pasi vodhën një Mercedes Benz, në Pejë

Të ngjajshme

Bejta do të jetë banor i BBVK4?

Artisti, që mori vëmendje të madhe me këngën e...

Finlanda me Edon Maxhunin e eliminojnë Serbinë nga EuroBasket 2025

Finlanda ka shkaktuar një surprizë të madhe në EuroBasket...

Venezuela i vendos anijet raketore, pranë brigjeve të vendit

Marina Venezueliane po i përgjigjet vendosjes së anijeve të...

Çitaku: Vetëvendosje ka bashkëpunuar me Listën Serbe tash e 5 vite, e dëshmojnë përgjimet

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) dhe deputetja...

Nesër mbyllet rruga “Fehmi Agani” në Prishtinë, kjo është arsyeja

Rruga “Fehmi Agani” në Prishtinë nesër do të mbyllet...

Njësiti i hetimeve – Stacioni Policor Pejë, pas një pune intensive operativo – hetimore që ka kryer, ka identifikuar të dyshuarit, që më datë 24.09.2019 , gjatë orëve të natës në Pejë kanë vjedhur  veturën e tipit ‘Mercedes Benz A200’, me ngjyrë të kuqe, me targa regjistrimi të Kosovës. Sipas viktimës vlera e veturës ishte rreth 27.000 euro.

Në një komunikatë për media bëhet e ditur se Stacioni Policor Pejë, në bazë te urdhëresës se Gjykatës Themelore – Pejë , ka realizuar bastisjen dhe kontrollin e shtëpive të personave të dyshuar në pesë lokacione në komunën e Vushtrrisë.

“Gjatë bastisjes janë arrestuar gjashtë persona të dyshuar:

 Y.K. (1978) m / k / shqiptar

 Xh.K. (1981) m / k / shqiptar

 B.H. (1984) m / k / shqiptar

 A.K. (1976) m / k / shqiptar

 A.K. (1997) m / k / shqiptar

 A.M. (1979) m / k / shqiptar”, thuhet në komunikatë.

Në shtëpinë e të dyshuarit të parë dhe të dytë, janë gjetur dhe konfiskuar një armë ‘AK47’, një pistoletë dhe 30 fishekë të kal.7.62×39 mm dhe 7.65 mm. Në po të njëjtën shtëpi, është gjetur edhe një jelek antiplumb dhe një peshore për matjen e substancave narkotike.

Për armët e gjetura Stacioni Policor Vushtrri, ka iniciuar rastin ‘’Mbajtje në pronësi, kontrolle të pa autorizuar të armëve’.

Gjatë kontrollimit të shtëpisë së të dyshuarit të gjashtë, është gjetur dhe konfiskuar një sasi e narkotikeve që dyshohet se është e llojit marihuanë dhe rasti do të iniciohet nga njësiti përkatës i antidrogës.

Janë intervistuar të dyshuarit e lartcekur dhe pas intervistimit Prokurori i shtetit të gjithë të dyshuarave ju ka caktuar masën e ndalimit për 48 orë.

Vetura e viktimës është gjetur dhe konfiskuar dhe e njëjta pas ekzaminimit i është kthyer prapa në posedim pronarit legjitim.

Është përpiluar Kallëzimi Penal kundër të dyshuarëve dhe është proceduar në Prokurorin Themelore Pejë./Indeksonline/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz