BallinaLajmePolicia- aktivistëve të shoqërisë civile: Ejani në stacion nëse keni pranuar dhunë...

Policia- aktivistëve të shoqërisë civile: Ejani në stacion nëse keni pranuar dhunë në selinë e PDK-së

Të ngjajshme

Shefi i OKB-së i bën thirrje Izraelit, SHBA-së dhe Iranit t’i japin fund luftës

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, u bën...

Rrustemi: Është marre me shku vendi në zgjedhje për çështjen e presidentit

Deputeti i VV-së, Adnan Rrustemi në emisionin “Politiko” ka...

Hila largohet nga emisioni pas debatit me Albatros Rexhajn

Në emisionin Now në Euronews Albania, këtë të mërkurë janë zhvilluar...

Përfaqësues të shoqërisë civile janë përplasur sot me sigurimin e selisë së Partisë Demokratike të Kosovës të cilët me dhunë kanë larguar ata nga oborri i objektit të kësaj partie.

Punëtorët e sigurimit të PDK-së nuk kanë lejuar shoqërinë civile të vendosin pankartat tek selia e tyre, të cilat ishin pjesë e një aktiviteti në kuadër të fushatës së 100 organizatave të shoqërisë civile për kundërshtimin e Projektligjit për Financimin e Subjekteve Politike.

Madje të njëjti kanë përdorur edhe dhunë për t’i larguar ata, për dallim nga partitë e tjera që sipas shoqërisë civile nuk kanë pasur ndonjë reagim të ngjashëm, shkruan Indeksonline.

Zyrtarët e Policisë së Kosovës kanë diskutuar me përfaqësuesit e shoqërisë civile duke iu thënë që nëse kanë ankesa për dhunën e ushtruar nga sigurimi, të paraqiten në stacionin policor për të dhënë deklaratat e tyre./Indeksonline/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz