Po ecte me biçikletë, vetura e përplas për vdekje shqiptarin në SHBA (FOTO)
BILLI

Lexo edheNga 13 marsi u kryen mbi 13 mijë testime për Covid-19, dje u shënua dita e parë pa asnjë rast pozitiv

Një emigrant shqiptar ka humbur jetën në Shtetet e Bashkuara pasi është përplasur nga një veturë, teksa po ecte me biçikletë.
Bëhet fjalë për 79-vjeçarin Zudi Daci nga Dibra e Madhe i cili nga një kamion rreth orës 08:20 të mëngjesit të së premtes.
Policia amerikane ndaloi shoferin e kamionit, shtetasin 43-vjeçar, Faustino Rebollar-Garcia.

Lexo edheNga 13 marsi u kryen mbi 13 mijë testime për Covid-19, dje u shënua dita e parë pa asnjë rast pozitiv
Zudi Daci ishte veteran i arsimit në Dibër të Madhe, shkrimtar dhe veprimtar i njohur i këtij komuniteti.
“Ai ishte idhulli im. Ishte në gjendje shumë të mirë. Njeri shumë i mirë dhe kurrë nuk u konfliktua me dikë. Pasi kaloi disa javë shqetësime nga situata e koronavirusit, zgjodhi që të dilte me bicikletë për të qenë në formë”, ka thënë nipi i tij, Jim Lleshi për mediat amerikane.